Si të regjistroni fëmijën tuaj në Loja? Bashkohu

Mirësevini në Loja

Çerdhe, kopsht, përkujdesje ditore për fëmijë

Cilësi

Loja ofron shërbime të avansuara për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. Qëllimi ynë është të përmirësojmë çdoherë shërbimet tona duke u bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Edukimit

Besueshmëri

Loja vepron me integritet dhe respekt duke përmbushur premtimet ndaj prindërve dhe bashkëpunëtorëve. Ne sigurojmë cilësi në edukim, mjedis të sigurtë dhe të shëndetshëm për fëmijët.

Transparencë

Komunikimi i vazhdueshëm dhe transparent është vlerë themelore për institucionin tonë. Ne besojmë se transparenca është thelbësore për të krijuar marrëdhënie të shëndetshme dhe bashkëpunuese me prindërit dhe palët e interesuara.

Kreativitet

Ekipi i qendrës Loja vazhdimisht hulumton dhe bashkëpunon rreth ideve kreative të cilat nxisin mundësinë për shërbime më të mira. Kultura krijuese mbështetë një ambient motivues për realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

Galeria e Akademisë së Fëmijëve Loja Shiko

QU0A4757

Ne jemi qendër edukative me një kurrikulë autentike të mbështetur me mësues të kualifikuar, të përkushtuar dhe entuziastë!

Duke hulumtuar dhe gërshetuar metodologjitë bashkëkohore, si Montessori, Majeutika, Hap Pas Hapi, Regio Emilia, kurrikula 'Loja' zhvillon praktikat më tê mira të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme.

Zhvillimi Fizik

Zhvillimi Gjuhësor

Zhvillimi Social dhe Emocional

Zhvillimi Njohës dhe Njohuritë e Përgjithshme

Zhvillimi i Qasjes Ndaj të Mësuarit

Zhvillimi i Aftësisë Krijuese

249

Ditë Përkujdesi

996

Shujta në Vit

871

Orë Mësimi

598

Kohë në Klube

10559734_840010406048287_1792847069781908547_n

Personeli ynë përbëhet nga një Edukatore dhe një Ndihmës Edukatore për klasë.

Ekipi 'Loja' është i kualifikuar, dedikuar dhe përkushtuar për përkujdesjen dhe Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.

Një mjedis i përshtatshëm për zhvillimin e çdo fëmije

çerdhe, kopsht dhe përkujdesje ditore