Një ndër vlerat kryesore të qendrës ‘Loja’ është transparenca. Për ne, bashkëpunimi i vazhdueshëm me prindërit e fëmijëve është thelbësore për suksesin tonë në edukimin dhe përkujdesjen e gjeneratave të reja.

Cdo 6 muaj, ne organizojmë takime grupore dhe individuale në mënyrë që të komunikojmë haptazi me prindërit për të arritur rezultatet e pritshme në të gjitha fushat e zhvillimit për secilin fëmijë.

Gjithashtu, gjatë vitit akademik, mësueset e qendrës plotësojnë bashkarisht me fëmijët ‘portfolion individuale’ e cila tregon zhvillimin e fëmijës ndër vite.

Me anë të komunikimit të vazhdueshëm me prindërit, qendra ‘Loja’ siguron që bashkëpunimi është i shëndoshë dhe gjithmonë në dobi të fëmijëve.

Prindërit tonë

‘Enea, vajza jonë, ka filluar kopshtin në Institucionin Parashkollor ‘Loja’ në shkurt të vitit 2013. Që nga dita e parë, ajo është inkuadruar në grupin e saj pa hezitime, shumë e lumtur dhe e kënaqur në mesin e shokëve dhe shoqeve të saj. Këtë gjë, Enea e ka arritur falë mësueseve të cilat e kanë përqafuar nga dita e parë dhe kanë arritur deri në ditën e fundit t’i përgjigjen shumë interesimeve, dëshirave dhe kërkesave të saj, gjithnjë, duke i ofruar siguri dhe dashuri.

Gjithashtu, përshtypja jonë si prindër është që programi në ‘Loja’ ka qenë mjaft intrigues dhe kërkues për Enean, por në të njëjtën kohë edhe argëtues dhe shumë i pëlqyer për të. Në mesin e shumë aktiviteteve Enea ka arritur ta shprehë veten dhe të krijoj një disiplinë të mirë ‘pune’ dhe komunikimi, si dhe ka mësuar të bashkëpunoj me shokët dhe shoqet e saj.

Ndihmesë e madhe në tërë procesin për ne kanë qenë edhe stafi menagjerial i kopshtit ‘Loja’ më të cilit gjithnjë kemi pasur një komunikim dhe bashkëpunim të mirëfilltë. Ata kanë qenë gjithnjë të gatshëm për t’i ofruar fëmijës tonë kushte sa më të mira dhe t’i përgjigjen kërkesave dhe sugjerimeve të cilat kemi dhënë si prindër.’

Luljeta Berisha

‘Cdo nënë, për fëmiun e saj e mendon më të mirën e gjithë këtij universi.

Po bëhen 1 vit, që fëmiu im vijon kujdesin dhe edukimin në Qendrën Edukative “Loja” në Prishtinë.

Nëse filloj të shprehi mendimet e mia, përshtypjet e mia rreth” shtëpisë së dytë” të fëmiut tim, do më duhej goxha kohë e gjatë, aq gjatë, sa pothuajse prej momentit që kur vendosa ta sjellë atë në kopshtin ‘Loja’.

Eshtë shumë interesant fakti, që përshtypjet e mia rreth kësaj Qendre Edukative, veq sa shkojnë e rriten për të mirë.

Nuk do të thotë të jesh i pasur që ta dërgosh femiun tuaj në qendrën edukative ‘Loja’, atë mund ta bësh në këtë mënyrë:” Kurse më shumë në gjëra materiale të cilat të ofrojnë kënaqësi momentale, por që nuk mund të arrijnë të t’bëjnë të lumtur,  dhe përmes “Lojës”ofroj fëmiut tënd lumturi, kënaqësi dhe edukim”.

Të nderuara nëna, dëshironi që fëmiju juaj të ushqehet shëndetshëm, të edukohet mirë, të thithë ajër të pastërt? Të argëtohet skajshmërisht, të ketë edukatore profesionale me kualifikim adekuat për sjelljen ndaj fëmijut tuaj e shumë e shumë gjëra të tjera që fëmijun tuaj e bëjnë të lumtur!?

Atëherë, dërgojeni në këtë qendër edukative dhe sinqerisht e them nga përvoja ime  me këtë qendër.’

Arieta Mjeku-Azizi