Zhvillimi i Sjelljes së Fëmijës përmes Disiplinës Posizive

Qëllimi më i lartë i disiplinës është që fëmijët të kuptojnë sjelljen e tyre, të marrin iniciativë, të tregohen të përgjegjshëm për zgjedhjet që bëjnë dhe të respektojnë veten e tyre dhe të tjerët.

Disiplina pozitive Praktikat e ndaluara/ ndëshkuese
Komunikimi me fëmijët me deklarata pozitive Dënimi fizik i fëmijës
Komunikimi me fëmijët në nivelin e tyre fizik (sy më sy) dhe gjuhësor Shuplaka, pickimi, ndrydhja, shkundja, shtyerja, shkulja e flokëve apo ndonjë formë tjetër e dhunës ndaj fëmijës
Komunikimi në mënyrë të qetë me fëmijët Poshtërimi i fëmijës
Sqarimi i sjelljeve të papranushme të fëmijës Kërcënimi poshtërues i fëmijës
Vlerësimi i sjelljeve pozitive të fëmijëve Ndalimi apo shpërblimi me ushqim
Lavdërimi dhe inkurajimi i sjelljeve pozitive Ndalimi për shkuarje në toilet
Caktimi i limiteve të arsyeshme për fëmijët Izolimi i fëmijës në ndonjë dhomë të errët
Zbatimi i vazhdueshëm i rregullave Izolimi i fëmijës në dollap
Sjellja modele e kujdestareve Izolimi i fëmijës nga aktivitetet përveq kur sjelljet e tij paraqesin rrezik për të tjerët
Krijimi i ambientit në klasë për t’i parandaluar grindjet Lënja e fëmijës në vetmi pa mbikqyrje të kujdestarit
Sigurimi i alternativave dhe ridrejtimi i fëmijëve në aktivitete më të pranueshme Disiplinimi i fëmijës nga ndonjë fëmijë tjetërI thuhet fëmijës vetëm se çfarë NUK duhet të bëjë
Dhënja e mundësisë fëmijëve për të gjetur zgjidhje dhe për të menaxhuar problemet Kritikimi, tallja, apo nënvlerësimi i familjes, religjionit, grupit etnik apo ndonjë statusi shoqëror të fëmijës
Dhënja e mundësisë së fëmijës që të bisedojë për grindjen dhe që të ofrojë zgjidhje Tërheqja e dhunshme apo tërheqja zvarë e fëmijës
Ofrimi i vëmendjes dhe respektimi i nevojave, dëshirave dhe ndjenjave të fëmijës Poshtërimi, tallja, nënçmimi apo ndonjë formë tjetër e lëndimit emocional të fëmijës para fëmijëve të tjerë
Gjetja e fjalëve të përshtatshme për të ndihmuar në menaxhimin e problemit Emërtimi i fëmijëve përmes nofkave të ndryshme poshtëruese apo jo poshtëruese.
Bisedimi në grup për efektet negative të sjelljes së papërshtatshme duke mos shënjestruar asnjë fëmijë Kritikon fëmijën dhe jo sjelljen e tij- ti je budalla ke bërë gabim
E mëson fëmijën të vetëdisiplinohet I mëson fëmijët të sillet mirë vetëm kur ka rrezik ta kapin në gabim