Filozofia e të Mësuarit

Filozofia e të mësuarit në Loja është e bazuar në metodologjitë më bashkëkohore, si: Montessori, Regio Emilia, Majeutika, Hap Pas Hapi, të cilat janë gërshetuar në mënyrë të përsosur me njëra tjetrën duke respektuar Kurrikulën e Kosovës dhe Standardet e Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e hershme. Balansimi i këtyre metodologjive dhe instrumenteve në Kurrikulën Loja ndikon drejtpërdrejt në edukimin dhe zhvillimin e hershëm të fëmijës.

Klasa jone
FY4A1773
11821558_10155934177170441_1711515110_o

Të gjithë fëmijët në grup janë hulumtues të vegjël të cilët ndërveprojnë me njëri- tjetrin duke zhvilluar vetëbesimin dhe miqësi që zgjasin tërë jetën. Fëmija juaj mund të zhvillojë potencialin e tyre të plotë përmes lojës dhe ndërveprimeve me ambientin. Ai krijon kuptimin se si funksionojnë gjërat në botë. Në klasët e Lojës fëmija ka lirinë e plotë për të zgjedhur aktivitetin e të mësuarit dhe të shprehë nevojat e tij për të mësuar.