11872880_835268259895961_677700132_n

Shëndeti fizik dhe zhvillimi lëvizor

Duke filluar ditën që në orët e para të mëngjesit fëmija kalon kohë në kopshtin e Lojës duke praktikuar aktivitete fizike dhe lëvizore të zgjedhura posaqërisht për moshat përkatëse. Fëmija inkurajohet të inicojë lëvizje trupore sipas dëshirës duke i shëndërruar aktivitetet në një paradë të këndshme loje dhe zhvillimi. Në Kurrikulën Loja, shëndeti fizik dhe zhvillimi lëvizor zotëron hapësirën e vecantë, e cila zbërthehet përmes lojërave duke iu përshtatur grupmoshës përkatëse.

Klasa jone

Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit

Me diskutime dhe bashkëbiseda tematike fillon zhvillimi gjuhësor me fëmijët e grupit. Mësueset janë të përkushtuara për të pasuruar fjalorin e fëmijëve duke përdorur metoda të ndryshme të përcaktuara me Kurrikulën Loja. Ata stimuohen nga mësueset për të formuluar fjali të plota.Fëmijët në grup sjellin librat tyre të preferuar për t’i ndarë me miqtë e klasës që kanë krijuar. Leximi është veprim kyq në aktivitetet e përditshme edukative dhe duke i ekspozuar fëmijët ndaj librave dhe leximit, ata pasurojnë imagjinatën dhe fjalorin e tyre pafundësisht.

10559734_840010406048287_1792847069781908547_n

Zhvillimi social dhe emocional

Fëmija është imitues shumë i mirë i sjelljeve dhe emocioneve të të rriturve dhe në këtë mënyrë Loja sëbashku me personelin krijon ambient të përshtatshëm për zhvillimin e mirëfillt social dhe emocional. Fëmija inkurajohet të shprehet dhe të komunikojë efektivisht në grup. Përmes zgjidhjes së situatave të ndryshme me miqtë e grupit fëmija mëson të respektojë hapësirën e fëmijës tjetër, të respektojë rregullat e klasës. Komunikimi i ndjenjave dhe diskutimi rreth tyre ndërtojnë vetëbesimin dhe të cmojë veten, të ndihet mirë dhe lirshëm në ambientin që e rrethon.

.

FY4A9540

Zhvillimi njohës dhe njohuritë e përgjithshme

Hulumtuesit e vegjël janë eksplorues të vërtetë të botës që i rrethon. Ata janë të aftë për të menduar, për të mbledhur dhe përdorur informacionin. Përmes zhvillimit të aktiviteteve edukative tematike fëmija aftësohet të zgjidhë probleme të natyrave të ndryshme. Ai zhvillon mendimin kritik përmes hulumtimeve në natyrë dhe eksperimenteve shkencore, lojës interaktive me miqtë e klasës dhe mësueset, formave gjeometrike dhe zgjedhjeve matematikore.

FY4A1153-2

Qasja ndaj të mësuarit/ Njohja e vetes dhe botës

Derisa fëmija juaj zbulon dhe zgjeron aftësitë e tij intelektuale dhe vetëvlerësimin, ai gjithashtu mëson vlerën e përgjegësisë dhe të trajtojë të tjerët me sinqeritet dhe respekt. Kurrikula Loja zhvillon tema të cilat ndihmon fëmijën të shprehë interesin e tij dhe të zgjojë kureshtjen për të mësuar gjëra të reja. Përmes eksperiencave fëmija qaset ndaj të mësuarit duke u përgatitur për shkollë dhe jetë. Ai njeh dhe respekton veten, fiton siguri në vendimet që merr dhe respekton mjedisin ku jeton dhe mëson.