FY4A9730

Lepujt Garues (5-6 vjeç)

Lepujt Garues në qendrën ‘Loja’ janë grupi i parashkollorëve – grupi që përgatitet rreth një vit për klasën e parë.  Eshtë një kënaqësi e vecantë të vështrojmë se si një fëmijë pesë vjecarë krijon dhe kupton koncepte të reja, shpjegon  si ndodhin gjërat dhe vazhdimisht bën pyetje për botën që e rrethon.

11821558_10155934177170441_1711515110_o

Tigrat e Fuqishëm (4-5 vjeç)

Në klasën ‘Brektsosat Kërcimtare’ mësueset në ‘Loja’ zhvillojnë përvoja dhe aktivitete të ndryshme edukative për të ndihmuar fëmijën tuaj të ndërtojë besimin në vetvete, kurreshtjen, dhe aftësitë praktike për jetë të lumtur dhe të dobishme.

FY4A1153-2

Bretkosat Kërcimtare (3-4 vjeç)

Fëmijët tre vjecarë janë hulumtues të natyrshëm. Ata vazhdimisht interesohen për botën që i rrethon duke pyetur: “Çfarë është ajo? Çfarë thotë këtu?” Në emër të kuriozitetit ata eksplorojnë mjedisin që i rrethon me një befasi të madhe duke mësuar cdo ditë gjëra të reja. Mësueset në ‘Loja’ janë të gatshme të mbështesin dëshirën e fëmijës tuaj për të mësuar dhe eksploruar.

Klasa

Bletët Zukatëse (2-3 vjeç)

Fëmijët në klasën ‘Bletët Zukatëse’ janë grupmosha që me shumë pasion luftojnë për pavarësin e tyre. ‘Unë, unë, unë…’ është një thënie mjaft e përsëritshme në këtë periudh pasiqë fëmija juaj insiston të veprojë pa ndihmën e një të rriturit. Mësueset në qendrën ‘Loja’ mbështesin fëmijën tuaj në aktivitete të ndryshme që shpesh herë fëmija inicon.

FY4A0497

Breshkët e Mençura (0.6 muaj -1 vjeç)

Bebet janë të lindur si shkencëtarë të vegjël. Ata dëgjojnë, shikojnë, prekin, nuhasin dhe eksplorojnë mjedisin e tyre. Eksperienca në ‘Loja’ i jep mundësinë fëmijës për të gëzuar, vëzhguar, dhe njoftuar këtë botë të panjohur në mënyrë të sigurtë dhe të qetë.