Këshilla për Prindër 'Memorandumi Im'

1. Mos më lazdro. E di që nuk mund të kem çdo gjë që kërkoj. Vetëm po të testoj.

2. Mos ki frikë të jesh i vendosur. Unë këtë gjë më fort e dua, kështu e di ku qëndroj unë.

3. Mos përdorë forcë kundër meje. Ashtu mësohem se vetëm forca vlen. Më mirë më udhëzo.

4. Mos premto. Ndoshta premtimet nuk mund ti plotësosh, atëherë unë mund të humbas besimin që kam në ty.

5. Ndonjëherë flas vetëm sa për të të shqetësuar. Ti mos lejo të biesh në provokim se unë do të përpiqem që edhe më tutje të ‘ngadhnjej’.

6. Mos më trajto si bebe, do të përgjigjem me budallallëqe që u përgjigjen ‘bebeve’.

7. Nëse një gjë mund ta bëj vet, mos e bëj ti për mua. Atëherë ndihem i pafuqishëm dhe do të vazhdoj të kërkoj ndihmë nga ti.

8. Mos lejo që me shprehitë e mija të liga të tërheqi shumë vëmendjen tënde. Kjo më trimëron që me to të vazhdojë edhe më tutje.

9. Mos më përmirëso në prani të tjerëve. Më shumë do të ketë vlerë nëse këtë e bën në qetësi kur jemi vet.

10. Kur jam në situat të ‘zjarrtë’ mos më kritiko. Nuk di pse por atëherë nuk dëgjoj mirë, e aq më pak të bashkëpunoj. Hap ndërmer, por më vonë.

11. Mos provo me predikime. Do të habitesh se sa di për gjërat e këqija dhe të mira.

12. GAbimet mos mi merr si mëkate. Duhet të mësohem të gaboj pa patur ndjenjën se nuk jam i mirë

13. Mos gjyko në bazë të sinqeritetit tim. Ndonjëherë jam i frikësuar dhe gënjej.

14. Mos harro, kam dëshirë të eksperimentoj. Kështu mësoj, pajtohu me këtë.

15. Mos më mbroj nga pasojat. Duhet të mësoj nga përvoja.

16. Mos më dëbo nëse parashtroj pyetje haptas. Nëse vepron kështu do të shohësh edhe vet se përgjigjet do ti kërkoj anash.

17. Kurrë mos përmend përsosmërinë dhe pamangësinë tënde. Ndjej detyrë dhe obligim të madh.

18. Mos u brengos që nuk kalojmë shumë kohë së bashku, me rëndësi është si e kalojmë atë kohë.

19. Mos lejo që frika ime të të kaplojë. Atëherë frikësohem edhe më shumë. Më trego trimëri.

20. Trajtom si shok, do të bëhem shoku yt. Mos harro unë më tepër mësoj nga shembulli, më pak nga kritika.

21. Unë të dua, të lutem ma kthe dashurinë me dashuri…