Loja’ është institucion parashkollor privat i akredituar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), e cila ofron shërbime të avansuara – përkujdesje dhe eksperiencë të shkëlqyer edukative për fëmijët e grumoshave 6 muaj deri në 6 vjec.

‘Loja’, si një ndër liderët në Kosovë në fushën e Edukimit në Fëmijërinë e Hershme, ndihmon fëmijët të ndërtojnë themelet e duhura për një jetë të lumtur dhe të suksesshme.

Qëllimi ynë është të mësojmë fëmijët të kenë Zemra të Lumtura. Trupa të Shëndetshëm dhe Mendje të Hapura.

Vizioni Ynë

Të ofrojmë shërbimet më të avansuara dhe më të besueshme për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë.

Vlerat Tona

Integritet – të veprojmë çdo ditë me integritet personal dhe profesional

Transparencë – të komunikojmë haptazi me të gjitha palët e interesuara

Kreativitet– të bazojmë punën tonë në origjinalitet

Entuziazëm – të shërbejmë me pasion

Përgjegjësi Shoqërore – të kontribuojmë për shoqërinë tonë

Eksperienca Loja me Katër Elementet Kryesore:

  1. Ekipi Loja – personeli ynë dhe kultura organizative krijojnë një mjedis të dashur, mikpritës dhe miqësor për fëmijët.
  2. Planprogrami Edukativ Loja– i përpiluar vecanërisht për qendrën tonë, mbështetë zhvillimin social- emocional, njohës, gjuhësor, logjik, krijues dhe fizik të fëmijëve dhe bazohet në:
  • Kurrikula e Edukimit Parashkollor në Kosovë
  • Standardeve për Zhvillimin dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme (MASHT)
  • Majeutika
  • Hap Pas Hapi
  • Reggio Emilia
  • Montessori
  1. Bashkëpunimi me Prindërit – krijon një lidhje të fortë për të mirën e fëmijëve që i janë besuar kujdesit tonë.
  2. Partner të jashtëm – bashkëpunimi i vazhdueshëm me organizata, institucione dhe profesionistë ndikon në nxitjen e kuriozitetit të fëmijëve se si funksionojnë gjërat.

Loja siguron eksperiencë të jashtëzakonshme për fëmijët dhe qetësi shpirtërore për prindërit.