Pranimi i femijes 

Në qendrën ‘Loja’  pranimi i fëmijëve bëhet nga ora 7:00 deri në orën 9:00. Në orën 9:00 fëmijët shkojnë në kuzhinë për shujtën e mëngjesit dhe pastaj fillojnë programet e rregullta ditore. Për shkak të mbarvajtjes së rutinës ditore, prindërit duhet të respektojnë këtë orar. Në rast se Fëmija do të vonohet prindi duhet të njoftoj në numrin zyrtar të qendrës.

Personat e Autorizuar

Në rast se një i afërm do të marrë fëmijën nga kopshti dhe nuk është i listuar në listën e personave të autorizuar, prindi është i obliguar të informojë qendrën ‘Loja’ me kohë.

Analizat Mikrobiologjike

Për të mirën e të gjithë fëmijëve, është shumë me rëndësi që me rastin e regjistrimit të fëmijës në kopsht të bëhen 3 analiza: Strisho e Hundës, Strisho e Fytit dhe Fecesi.

Në rast se fëmija nuk është tërësisht i shëndetshëm, atëhere prindi duhet të sigurohet që fëmija është shëruar plotësisht para se të filloj vijimin në kopsht. Në këtë mënyrë parandalohet shpërndarja e infeksioneve të ndryshme tek fëmijët e tjerë.

Medikamentet

Qendra ‘Loja’ nuk merr përgjegjësi për shpërndarjen e medikamenteve vetëm në raste emergjente.

Komoditeti në Kopsht

Për shkak të aktiviteteve të shumta gjatë ditës preferohet që fëmijët të vishen me rroba komode me të cilat mund të lëvizin lirshëm dhe të ndihen mirë.

Gjithashtu, stolitë e ndryshme si vath apo kapëse të ndryshme nuk janë të preferuara në kopsht për shkak të aksidenteve eventuale.

Lodrat

Lodrat e ndryshme nuk janë të lejuara në kopsht për shkak se shfaqin pakënaqësi dhe konflikte tek bashkëmoshatarët e grupit.

Festa e Ditëlindjeve

Ditëlindjet në ‘Loja’ festohen nën përkujdesjen e Ekipit ‘Loja’. Në rast se ditëlindja e fëmijës është gjatë ditëve të vikendit, atëherë prindi duhet të bëj kërkesë për të festuar ditëlindjen në kopsht.

Pagesa Mujore

Pagesa sipas kontratës do të bëhet cdo fillim muaji e më së largu deri me datën tetë (5) të muajit vijues pranë NLB Prishtina në llogarinë 1701-0010-1221-5584.

Revervimet

Për rezervimin e vendit në qendrën ‘Loja’, prindi është i obliguar të paguaj 30% te vlerës së kontratës.