FY4A2244-2

Ushqim i shëndetshëm dhe organik!

Loja i kushton rëndësi të vecant ushqimit të shëndetshëm dhe organik. Për këtë arsyeje ‘Loja’ ka angazhuar nutricionisten Mirlinda Bejta, e specializuar vecanërisht në Nutricionizmin për Fëmijë dhe Adoleshent në Britani të Madhe, e cila përpilon dhe balancon menytë në baza javore për fëmijët dhe personelin.

Menytë në ‘Loja’ ndahen në sezonën verore dhe sezonën dimrore duke iu përshtatur ushqimeve organike që gjenden në treg. Të gjitha ushqimet që konsumohen fillimisht filtrohen dhe ozonohen me qëllim të largimit të pesticideve eventuale. Ushqimet pastaj përgatiten në baza ditore në kuzhinën tonë nga kuzhinierja Arta Ukelli në mënyrë që fëmijët të ushqehen vetëm ushqime të freskëta.

Orari i Shujtave

9:00 Mëngjesi

12:00 Dreka

15:00 Pasdreka

17:00 Zamra