Si të jeni pjesë e Ekipit Loja? Apliko

Loja rekruton individë të kualifikuar, të dedikuar dhe entuziastë për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve.

Për të qenë pjesë e Familjes Loja, ne kërkojmë nga ju të transmetoni mesazhin që ‘Loja’ e thekson cdo ditë – me përkushtim të rrisim standardet për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë.

Disa nga avantazhet e të qenit pjesë e Ekipit ‘Loja’:

  • Mundësia për të pasur më shumë ndikim në edukimin e gjeneratave të reja
  • Mundësia për të qenë pjesë e një ekipi të përkushtuar ku të gjithë respektojnë njëri tjetrin
  • Mundësia për të qenë pjesë e një institucioni ku ekipi udhëheqës mbështet bindshëm ngritjen personale dhe profesionale të cdo punonjësi
  • Mundësia për trajnime të vazhdueshme në fushën e Edukimit në Fëmijërinë e Hershme
QU0A4471 - Copy
QU0A3918-2

 

Kualifikimet për Edukatore:

  • Diplomën e Fakultetit të Edukimit Programi Parashkollor
  • Shkollës së lartë pedagogjike – Drejtimi Parashkollor
  • Fakulteti Filozofik – Dega e Pedagogjisë
  • Shkollim tjetër në kuadër të Edukimit
  • Eksperiencë pune me fëmijë
  • Preferohet njohuri në Gjuhën Angleze
  • Preferohet njohuri me kompjuterë dhe fotografi

 

 

 

Kualifikimet për Ndihmëse Edukatore:

  • Diplomë të shkollës së mesme në edukimin parashkollor
  • Eksperiencë pune me fëmijë
  • Preferohet njohuri në gjuhën angleze
  • Preferohet njohuri me kompjuterë dhe fotografi